Shteti fqinj rrit ashpërsinë e masave, ja çfare nevojitet tani për të kaluar kufirin

Rastet e rritura me Covid 19 në Malin e Zi, kanë bërë që organet shëndetësore të shtetit fqinj të a shpërsojnë masat kufizuese në kufij.

Ndryshe nga deri tani, për të hyrë në Malin e Zi e zi që prej ditës së sotme duhet të plotësososh kriteret e mëposhtme:

Të jesh i pajisur me çertifikatën e vaksinimit me dy doza ose me një doze.

Test PCR jo me shumë se 72-orë më parë.

Vertetim që ke kaluar COVID-19 jo më pak se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv me COVID-19

Test antigen negativ jo më shumë se 48-orë.

Gjithashtu në dasma, ditëlindje dhe festa të tjera, pjesëmarrja do jetë me masat e mësipërme. Këto masat hyjnë në fuqi për fashën kohore 20 Gusht-10 Shtator.

Loading...