Biznesmeni Edmond Bego mohon akuzat, do përballeni në gjykatë me mua, për prishje të imazhit të firmës time.

Pasi Partia Demokratike ka përfshirë emrin e tij në një skandal ku thuhet se qeveria ka devijuar projektin e Unazës së Re për të favorizuar biznesmenin Edmond Bego, ka reaguar për herë të parë ky i fundit. Bego në një lidhje telefonike për emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në ‘News24’ mohoi kategorikisht akuzat e PD. Ai po ashtu tha se do të padiste në gjykatë këshilltarin e PD-së Gazmend Bardhi.

Rakipi: Ka një akuzë të qartë që ju keni plan të ndërtoni një sipërfaqe të madhe me vlerë 60 mln euro

Edmond Bego: I them z. Bardhi që për këtë akuzë do përballet me mua në gjykatë për prishje të imazhit të firmës time. I them atij se pasi kam mbaruar dënimin tim 4 vjet e 4 muaj ku e kam kryer dënimin, nuk është 20 vjet. I them pse një njeri që është dënuar njëherë, duhet të jetë i dënuar tërë jetën? Basha gënjen për 14 mln eurot që unë kam marrë. Në rastin në fjalë s’kam lidhje, nëse vërtetohet që unë do të ndërtoj 60 mln euro aty, t’i kisha unë 60 mln euro, nuk do merresha me këtë punë. Pas dënimit, kam kaluar 3 herë rresht tek kontrolli për pastrim parash, ku kam rezultuar 0 lekë të futura nga krimi. 2 herë nga këto 3 herë, kanë qenë në kohën e PD. Kështu që jini më të përgjegjshëm, se kemi familje, kemi fëmijë. Nuk mund të abuzohet me një njeri që ka kryer një krim që ka kryer në vitin 2001, dhe të bëhet sikur ka ndodhur sot. Ajo që thotë Bardhi, nëse unë kam bërë një projekt. Firma ime ka bërë një projekt por unë nuk jamë pjesë e privatimzimit të atij trualli.

Bardhi: Ndërkohë që Bego ndërhyn tek autoritetet se njeh persona të rëndësishëm në kupolën e PS, siç është Balla, dhe Rama e Veliaj të hapin rrugë ty që të ndërtosh pallate me vlerë 60 mln euro, këtu opozita denoncon në interes të qytetarëve të Tiranës.

Bego: I them Bardhit, nuk kam gisht në asnjë prej këtyre akuzave që ai ngre. Nëse unë kam këto aksese për të ndryshuar planin e Tiranës, nuk do isha këtu ku jam sot që punoj nën-kontraktor. Nëse mendojnë se do vijnë në pushtet duke u marrë me emrin tim, ja bëj hallall. Ty do të vinte turp për këto poshtërsi që nxjerr nga goja. Shko në prokurori denonco. O Bardhi, më lejo të punoj se jam biznesmen, a mund të lidh unë një kontraktë.

Bardhi: Po jo mor, ke marrë tendera publikë. Po të lejohet të ndërtosh duke ndryshuar planin e Tiranës.

Bego: Do i lutesha PD dhe kryetarit Basha që e kam komshi që të mos akuzojnë kot se po na shkatërroni jetën. Po na bëjnë që të ngrejmë valixhet. Do përballemi në gjykatë. Jam i gatshëm që të vijë në studio. Jam i gatshëm për çdo gjë.

Bardhi: Pagesat për privatizimit janë bërë nga zotëria që flet në telefon.

Bego: Nuk është e vërtetë

Bardhi: S’kam asgjë personale me të.

Bego: Po më shkatërroni jetën. Jeni njerëz apo jo, ca jeni?

Rakipi: Bego thotë se nuk është e vërtetë? Keni dokumente ju?

Bardhi: Po i kemi dokumente

Bego: Po nxirre dokumentin

Bardhi: Do ta nxjerrim të hënën. Do i nxjerrim dhe ato që i keni bërë shtetit shqiptar

Bego: Ca kam paguar?

Bardhi: Keni bërë pagesa shtetit shqiptar. Pagesa e dytë është bërë më 11 mars.

Bego: Janë të pa vërteta.

Bardhi: Ka fakte…

Bego: Keni qenë ministër Drejtësie. Si mund të thoni kështu për një person. Që unë jam trafikant, apo anëtar i bandës së Lushnjës. Po si mund të abuzoni me mua kështu? Jeni njerëz apo jo

Rakipi: Këto pagesa si keni bërë?

Bego: Kam ndihmuar pronarin e truallit me kredi për të bërë privatizimin. Se ai s’ka pasur mundësi që ta privatizonte.

Bushati: Ju i keni dhënë lekët pronarit që ta privatizonte.

Bego: Po pronarit.

Bushati: Për ça ja dhatë këto lekë?

Bego: Unë jam biznesmen pavarësisht se për çfarë akuzohen, më vihen etiketa si trafikanti..

Bushati: S’po ju vë asnjë etiketë. Por s’kam gjetur asnjë njeri që të më ndihmojë duke më dhënë 750 mijë euro.

Bego: Unë ushqehem me djersë të ballit. Një tender që mora në OST, mu nxi jeta. nëse marr pjesë në tender shtetëror, nuk flas më.

Bushati: Po aplikim për Bashkinë e Tiranës keni bërë?

Bego: Kjo s’më heq mua të drejtën që të bëjë punë private. Jo skam bërë aty. Unë firmë e kam blerë nga Ajet Rramçaj. Firma ime ka qenë Inertexpres.

Bardhi: Shqiptarët nuk kanë bukë të hanë, ky thotë ka marrë një milionë euro. Kjo nuk ka lidhje me ju ka lidhje me shkeljen e ligjit.

Bego: Me cfarë t’i ushqej fëmijët. Çfarë të bëj në këtë jetë? Të shes prapë drogë?!

Bardhi: Partia demokratike nuk ka asgjë personale. Nëse t’i vazhdon biznesin privat as PD as opozita nuk ka kohë të merret me ty.

(e.f/BalkanWeb)

Loading...