Këngëtari boshnjako-korat, Goran Bregoviç në Festën e Birrës: Jam shumë i lumtur që jam këtu, le të bëjmë qejf!

Këngëtari boshnjako-korat, Goran Bregoviç ka folur për “News 24” pak para interpretimit të tij në festën e birrës në Korçë.

Ai ka thënë se ndihet i lumtur që ndodhet në këtë festë dhe shpreson që njerëzit të argëtohen me performancën e tij, por edhe ata vetë, duke qenë se kanë 2 vite që nuk janë në skenë për shkak të pandemisë. I pyetur nga gazetarja nëse ka një mesazh për shqiptarët, ai tha: “Do të jetë çmenduri dhe do të çmendeni, sepse nëse nuk çmendeni, s’jeni normal.

“Jam i lumtur që jam këtu. Jam shumë i lumtur të jem këtu. Shpresoj t’ju pëlqej koncerti sot. Është verë, duhet të bëjmë qejf. Do të jetë qejf, hare, zbavitje, për ju dhe për ne që jemi në skenë. Sepse kemi 2 vite që nuk dalin në këto koncert. Do të jetë një çmenduri dhe do të çmendeni, sepse nëse nuk çmendeni s’jeni normal”, tha Bregoviç.

Loading...