Ç’ndodhi mbrëmë në koncertin e Goran Bregovic në Korçë?

Këngëtari Goran Bregoviq performoi mbrëmjen e djeshme në Festën e Birrës në Korçë, duke hapur koncertin me këngën në gjuhën shqipe “Kosovska” (e Kosovës) të bendit “Bijelo Dugme” dhe duke e përfunduar me këngën “Kallashnikov”, këngë që cilësohet se “zgjoi nacionalizmin serb”.
Në fillim të koncertit, që u organizua nga Bashkia e Korçës, persona të panjohur hodhën gaz lotsjellës. Tymi u shpërnda gjithandej duke krijuar kaos dhe panik te qytetarët që ishin të pranishëm për të dëgjuar live këngëtarin serb.

Mirëpo siç ishte paralajmëruar, koncerti nuk shkoi aspak ashtu siç Bashkia e Korçës mendoi. Disa persona shpërndanë gaz lotësjellës duke shpërndarë turmën.

Para koncertit, disa rrugë të qytetit të Korçës u bllokuan dhe forca të shumta policore rrethuan perimetrin e zonës ku po zhvillohej organizimi për të ruajtur rendin publik. Pjesëmarrja e këngëtarit në këtë koncert është kundërshtuar në Kosovë dhe Shqipëri mirëpo ai gjithsesi doli në skenë….

Për këtë ngjarje u shoqëruan në polici 8 persona ndërsa ende po vijojnë hetimet për të zbuluar autorët e sulmit.

Loading...