Një aks ident i rëndë ka ndodhur në Bistrazh, të Gja kovës. Nga informacionet e para raportohet se një person ka ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të pl agosur.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Gja kovës Nysret Gjurkaj ka konfirmuar për KosovaPress se rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:40. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në spital.
“Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e tij gjatë lëvizjes në rrugë me pjerrtësi gjatësore (teposhtëze) dhe pasi është rrotulluar me mjet në anën e djathtë jashtë rrugës ka përfunduar në hendek. Të gjithë të lë nduarit në aksi dent, vozitësi dhe tre pasagjerët janë dërguar në spitalin rajonal në Gja kove. Fillimisht sipas mjekëve të gjithë të lë nduarit kishin lë ndime të lehta trupore dhe me vetëdije, por pas një kohe mjeku kujdestar ka njoftuar se një nga të lë nduarit rreth moshës 60-vjeçare ka ndërruar jetë”, ka thënë Gjurkaj.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit dhe hetimet e tr afikut rajonal janë duke u marrë me hetimin e rastit