Transformim drastik i Monika Kryemadhit, si u shfaq me lot në sy ‘nona’ e LRI, përpara të rinjve të LSI në Jalë

Monika Kryemadhi njihet për surprizat e saj. Në ditën e tretë të kampit të të rinjve të LRI-së, karrigia e kryetares, Monika Kryemadhi nuk ishte bosh, si herë të tjera.

Pas një periudhe shumë të gjatë që ishte jashtë vëmendjes së opinionit publik, më konkretisht që pas disfatës në 25 prill, Kryemadhi u shfaq sot mes të rinjve të LRI-së, njësoj si çdo vit më parë.

Numri një i LSI-së zgjodhi që të mos mbante një fjalim përballë të rinjve që duan të futen në politikë, por nuk kaloi pa u vënë re ndryshimi i saj rrënjësor në pamje, ku u shfaq me flokë të prera shkurt.

Ky rikthim në LRI dhe falenderimi i Ardit Çelës, Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, qarku Berat, e përloti atë.

Dalja e fundit e Kryemadhit ishte ajo në Budapest, disa muaj më parë, në ceremoninë e vendosjes së përmendores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por jo si drejtuese e LSI-së, por si Zonja e Parë e vendit, një post që më herët kishte refuzuar ta merrte.

Kjo ngjalli edhe një dyzim të mbështetësve të LSI dhe elektoratit të kësaj partie, se si do e shohim në vijim Kryemadhin, edhe pse ajo ka zgjedhur një heshtje totale.

U harrua masakra zgjedhore gjithcka, Kryemadhi ra në heshtje, fjala e saj e fundit ishte se i kërkoi falje Ilir Metës që i dogji mandatet.

Loading...