Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare ku do të diskutohet vettingu në politikë.
Sipas rendit të ditës do të diskutohet për Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar” (nenet 77/a dhe 77/b, Rregullore, votim me shumicën e jo më pak se dy të tretave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit).
Në seancë do të paraqitet raporti i shumicës parlamentare dhe i opozitës, dalë nga mbledhja e përbashkët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Këshillit për Legjislacionin.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, ‘Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar” ka të bëjë me “Amendamente kushtetuese për vettingun që përfshin vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar të zyrtarëve të lartë shtetërorë, i depozituar nga opozita që në 7 shtator në parlament./ATSH