Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Admir Belishta është shkarkuar sot nga detyra.
Vendimi u shpall sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas hetimit administrativ dhe vlerësimit të provave dhe fakteve.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar një seancë dëgjimore me 19 dhjetor me subjektin e rivlerësimit për Admir Belishta në tre kriteret, pastërtia e figurës dhe profesionalizmin.
Nga hetimi administrative dhe verifikimi i fakteve dhe provave, KPK ka konstatuar se Admir Belishta nuk ka deklaruar burimet e ligjshmërisë së pasurisë duke bërë deklarim të rremë dhe ka probleme me justifikimin e një apartamenti në Korçë dhe një banese në Maliq.
Po ashtu, Belishta ka papërshtatshmëri të figurës prej tre vendimeve të cilat ishin cënuar në Gjykatën e Apelit.
Trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa shpalli sot vendimin për kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Admir Belishta duke e shkarkuar nga detyra. /ATSH