Rama vizitë në hotelin ku janë strehuar afganët në Shqipëri

Rama vizitë në hotelin ku janë strehuar afganët në Shqipëri, mbush me dhurata fëmijëtKryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e parë me afganët e parë që u strehuan në Shqipëri. Rama u ka u ka uruar mirëseardhjen afganëve të strehuar mes Durrësit dhe Kavajës të cilët mbërritën në vendin tonë pak pas mesnatës.

Rama tha se e kupton situatën që ata po jetojnë sot pasi edhe shqiptarët kanë qenë dikur në vendin e tyre.
Pjesë nga biseda Edi Rama: Më në fund ia dolët

Gruaja afgane: Me shumë vështirësi por ia dolëm. Ju falënderoj për mikpritjen dhe bujarinë që keni treguar për grupin tonë. Kolegët tuaj kanë bërë punë të mrekullueshme. Edi Rama: Përpiqemi të bëjmë më të mirë. Faleminderit shumë. Kemi qenë në këtë pozitë e dimë se çfarë është

Gruaja afgane: Këta janë disa nga njerëzit tanë këtu, Edi Rama: Pra çdo gjë është në rregull?

Gruaja afgane: E përsosur faleminderit shumë, Edi Rama: Kjo është ministrja jonë

Gruaja afgane: Po jemi takuar. Kanë qenë të gjithë shumë të gjindshëm. Nuk ka qenë e lehtë. Ende duket jo reale. Duket sikur do zgjohemi nga një makth. Duket si të vish nga ferri në parajsë

Edi Rama: Kemi sjellë disa gjëra për fëmijët, Gruaja afgane: Jam e bindur që do ju pëlqejnë shumë, Edi Rama: Do një top, një top basketbolli , Gruaja afgane: Ky është bashkëshorti im dhe vajza. Ky i vogli këtu ka sot ditëlindjen e parë

Loading...