Mes afganëve të akomoduar në Qytet Studenti edhe gazetarë e studentë

Larg terrorit e frikës nga talebanët, afganët e akomoduar në Qytet Studenti në Tiranë shprehen se tashmë ata ndihen shumë më të qetë. E mes afganëve që kanë mbërritur në vendin tonë është edhe një gazetar, i cili tha për mikrofonin e kolegëve të tij në Shqipëri se në vendin tonë ndihet mirë.

Për situatën në Kabul ai tregon se është shumë e keqe, ndërsa shton se plani i tyre është që të qëndrojnë për disa javë në Shqipëri dhe më pas të largohen në SHBA.

“Jam mire. Situata në Kabul është shumë e keqe. Jam gazetar, njësoj si ju, është mirë këtu. Është dita ime e parë këtu dhe për koleget e mi, plani ynë është të rrime këtu për disa ditë dhe me pas do shkojmë në vende të tjera”, shprehet ai.
Një student nga Afganistani thotë se talebanët janë të rrezikshëm dhe se shpreson që situata në vendin e tij të bëhet më mirë. “Situata është e keqe, por shpresoj te behet me mire. Ne jemi studentë, talebanët janë të rrezikshëm”, ka thënë ai.

Loading...