Shkon në 275 numri total i afganëve të strehuar në Shqipëri

Rreth orës 01:15 ka mbërritur në Rinas edhe avioni i tretë me qytetarët afganë. Top Channel ka mësuar se me avionin e tretë kanë ardhur 59 pasagjerë.

Për të pritur afganët që do të strehohen përkohësisht në vendin tonë, ishin kryeministri Edi Rama, ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Edhe ky grup afganësh zbritën në aeroportin e Rinasit me një avion civil. Deri më tani në vendin tonë kanë ardhur 275 qytetarë afganë në total. Dje në orën 03:20 me avionin e parë zbritën në tokën shqiptare 121 afganë, ndërsa rreth orës 23:30 zbriti avioni i dytë me 95 afganë dhe rreth orës 01:15 zbriti avioni i tretë me 59 qytetarë afganë. Sipas raportimeve 13 prej afganëve të mbërritur janë foshnja.

Loading...