Zëdhënësi i talebanëve thirrje ushtrisë: Ky popull ka vuajtur shumë, jini të butë me ta

Pasi ushtarët amerikanë u larguan nga Afganistani, vendi do kontrollohet nga talebanët. Zëdhënësi i grupit, Zabidullah Mujahid ka dhënë fjalimin e parë, ku vihet re thirrja që u ka bërë ushtarëve.
“Ne jemi krenarë me sakrificat tuaja për shkak të vështirësive që ju dhe udhëheqësit tanë i kanë pasur. Është për shkak të sinqeritetit dhe durimit që ne jemi të pavarur sot. Prandaj, ju uroj juve dhe kombin afgan. Dëshira jonë është që vendi ynë të mos pushtohet kurrë më. Ne duam paqe, mirëqenie dhe një sistem të vërtetë islamik.

بدري لښکر ته د مجاهد صاحب وينا pic.twitter.com/TitsD2HzqT

— Tariq Ghazniwal (@TGhazniwal) August 31, 2021
“Do të doja t’ju kërkoj që të jeni të kujdesshëm se si silleni me popullin tuaj. Ky popull ka vuajtur shumë. Populli afgan meriton të trajtohet me dashuri e dhembshuri. Prandaj, jini të butë me ta. Ne jemi shërbëtorët e tyre. Nuk u jemi imponuar atyre”, tha ai.

Kujtojmë se amerikanët u larguan një ditë më parë nga Afganistani, pas 20 vitesh.

Loading...