Rama përplaset me presidentin e Bullgarisë për antarësimin: Mos na bllokoni!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë Forumit në Bled të Sllovenisë i ka kërkuar kërkuar Bullgarisë të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut për negociatat.

Teksa në krahun e majtë të tij qëndronte Presidenti bullgar, Rama i kërkoi haptas Bullgarisë që të hapë rrugën dhe të lërë Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut të nisin bisedimet me BE.

Për Ramën, bullgarët duhet të bëhen më ballkanas, t’i hapin rrugën bisedimeve e pastaj mund të vendosin pengesat.

‘’Unë do përfitojë dhe i kërkoj Presidentit të Bullgarisë. Ju lutemi, ju bullgarët, mos jeni kaq tipikë të BE, bëhun ballkanas. Hapni rrugën, hapini rrugën bisedimeve, na lini të flasim me BE. Pastaj mund të bëheni ballkanikë dhe të vendosni pengesa, blloko aty e këtu. Hapni rrugën. ‘’- tha Rama.

Por fjala e Ramës duket se nuk u prit shumë mirë nga presidenti bullgar, ku në përgjigjen e tij për kryeministrin Edi Rama nuk mungoi tensioni.

“E përmende emrin e vendit tim më në fund, e the haptas atë. Dhe mos u shqetëso. Që të jemi më konkret. Zgjerimi ka të bëjë me të ardhmen e Evropës. Le të flasim seriozisht. Përderisa po flasim për anëtarësimin, duhet të dimë se çfarë do të thotë kjo. Procedurat janë të një rëndësie themelore. Reforma në sundimin e ligjit, mirëqeverisja. Reformat në ekonomi dhe sistemet shoqërore. Sigurisht janë të domosdoshme, por janë edhe të drejtat e njeriut, marrëdhënia e fqinjësisë së mirë. Këto janë shtyllat mbi të cilat është themeluar BE. Po flasim për të ardhmen dhe duhet t’i kemi parasysh këto vlera. Më besoni, Bullgaria është shteti më pro procesit të zgjerimit. Duhet të jetë një anëtarësim i pakthyeshëm. Duhet të sigurohemi që të rinjtë tanë do të takohen tërësisht të lirë, pa paragjykime, pa fjalë urrejtjeje. Dhe ky ishte shqetësimi im. Të mos harrojmë, kur Ballkani Perëndimor doli nga radari i BE, ishte Bullgaria që e solli vëmendjen e BE. Ne këmbëngulim dhe jemi tërësisht të hapur për dialog me Maqedoninë e Veriut”, tha Radev.

Radev siguron se Bullgaria nuk është roja që nuk i lejon për të hyrë në BE prandaj mbetet e hapur dhe çelësi është në dorë të vendeve pretendente.

Sipas Presidentit bullgar, ka dy rrugë për të arritur qëllimin, ose turneu i këtyre vendeve në vendet anëtare dhe institucioneve të BE për të bindur Bullgarinë, ose të ulen në dialog me vetë Bullgarinë.

”Duke folur për procesin e anëtarësimit, duhet të ndajmë diçka mes përgjegjësive të BE dhe përgjegjësive tona dypalëshe ballkanike. Bullgaria nuk është roja që nuk ju lë te reja, por partneri juaj. Ka dy rrugë, rruga më e gjatë është të bëhet turne në të gjitha kryeqytetet europiane për të bindur partnerët e aleatët për të bindur Bullgarinë.

Ka dhe një rrugë tjetër, shumë e shkurtër e fitimtare. Ne jemi të hapur, jemi gati, ju ftojmë në dialog. Po çelësi është në dorën t uaj, varet prej jush, meritat tuaja. Themeli në vetvete mbështetet në vlerat europiane dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Besoj do të vazhdojmë dialogun.‘’- tha Radev.

Loading...