Turisti britanik i lë pasurinë e majme kamarierit, dhuratë që i ndryshoi jetën

Një turist i pasur i ka ndryshuar jetën një kamarieri të një hoteli pasi i la atij shumicën e një trashëgimie të konsiderueshme.

Britaniku Charles George Courtney ishte një mysafir i rregullt në nje Hotel në Kusadasi të Turqise, ku dyshja ishin bërë miq të mirë.

Gjatë 31 viteve të tij si një shërbyes në hotel, Taskin Dasdan krijoi një miqësi me britanikun, i cili ishte gjithmonë bujar ndaj stafit, raporton The Mirror.

Dasdan nuk mendoi se do të merrte një telefonatë nga Britania e Madhe për të thënë se atij i ishte lënë një pasuri nga turisti.

Shuma e konsiderueshme e parave të gatshme raportohet të jetë pjesa më e madhe e trashëgimisë së lënë nga Courtney pasi ai vdiq në fillim të këtij viti. Edhe pse shuma e saktë e parave që i mbetet turkut nuk dihet, ajo është e mjaftueshme në mënyrë që atij të mos i duhet të punojë më një ditë në jetën e tij.

Duke folur për mediat vendase, Dasdan tha se trashëgimia bujare përfshinte edhe disa shuma më të vogla për kolegët e tij të hotelit.

Ai pranoi se ata nuk e kishin idenë se ishin në radhë për të marrë ndonjë gjë dhe se ai ishte i shokuar kur u kontaktua nga zyrtarët britanikë për dhuratën.

Duke punuar si kamarier që nga viti 1990, ai e kishte njohur Courtney për shumë vite dhe gjithmonë përpiqej ta bënte atë të ndihej i mirëpritur dhe pjesë e familjes.

Dasdan shtoi se ai gjithashtu e dinte se ishte bujar, pasi i moshuari në një fazë i kishte dhënë disa para për arsimimin e fëmijëve të tij, për të cilat ai kishte qenë jashtëzakonisht mirënjohës.

Loading...