Ndryshe nga viti 2017 dhe ndryshimet që bëri një vit më vonë, këtë herë pati pak surpriza në kabinetin qeveritar të Edi Ramës.
Pjesa më e madhe e ministrave nuk u hoqën dhe disa prej tyre po bëhen pjesë e të gjitha qeverivet kryeministrit që me këtë mandat të tretë pritet të bëjë 12 vjet në krye të ekzekutivit shqiptar.
Spikat fakti se edhe emrat e rinj janë futur në Ministri dytësore, ose Ministri shteti siç i quan Rama. Ato janë Ministri pa portofol, me staf të limituar dhe kryesisht si zyra brenda godinës së kryeministrisë ose ministrive të tjera.
Zëvendëskryeministri do të jetë Arben Ahmetaj. Ai ka marrë pjesë në të tria qeveritë. Pasi pati ulje ngritje në vitet 2017, Ahmetaj u bë sërish i rëndësishëm një vit më pas dhe tani merr postin e numrit 2 të qeverisë.
Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën Olta Xhaçka. Nga Lëvizja Mjaft dhe G99, drejt e në qeveri, Olta Xhaçka e nisi karrierën qeveritare si ministre Mbrojtjeje dhe befas u gjend në krye të MPJ, ndër ministritë kryesore të një qeverie. Për më tepër ajo ka nën kontroll dhe sektorin e Integrimit Evropian që aktualisht vijon të jetë në vendnumëro.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Disa herë ministër pais më herët ishte prefekt dhe kryebashkiak në Korçë, Peleshi do të vazhdojë të jetë ministër Mbrojtjeje.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Është hera e parë që Manja bëhet ministër pais më herët ai ka qenë në rol kyç në Parlament në komisione sidomos ato kundër Presidentit Ilir Meta.
Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi. Edhe Çuçi sërish mbetet në kabinet duke mbajtur edhe këtë mandat, Rendin Publik.
Ministri i Financave Delina Ibrahimi. Për të është hera e parë ministre pas drejtimit të Tatim Taksave.
Ministri për Infrastrukturën Belinda Balluku. Nuk pritej që Balluku të lëvizej nga ky post.
Ministri i Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Edhe për Manastirliun ishte e pritshme të mbante të njëjtin post. Nga drejtore e QSUT, ajo u bë ministre e Shëndetësisë dhe vijoj për një tjetër katërvjeçar.
Ministri i Arsimit Evis Kushi. Pasi Rama dështoi me eksperimentin Kosova, Evis Kushi, pedagoge me origjinë nga Elbasani, mban sërish postin e ministres së Arsimit. Që kur ajo erdhi në këtë detyrë, janë fashitur protestat studentore. Me një drejtim të qetë dhe larg ekseseve, ajo menaxhoi dhe protestat e maturantëve më Qershor.
Ministri i Kulturës Elva Margariti. Edhe Margariti do ta mbajë postin që kishte.
Ministria e Bujqësisë Frida Krifca. Nga drejtuese e AZHBR, Krifca bëhet ministre duke shënuar një rritje domethënëse në karrierën e saj.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro. Pas një pauze disa vjeçare, Kumbaro rikthehet në qeveri duke marrë vendin e Blendi Klosit.
Të dy kanë një të përbashkët, bashkëshortin/en në media. Ndërsa Klosi ka bashkëshorten Nora Gega Klosi në pozicion drejtues, Kumbaro e ka bashkëshortin Aleksandër Furrxhi, në Departamentin e Lajmeve në Vizion Plus.
Qeveria e re do ketë katër ministra shteti:
Elisa Spiropali ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, e cila ashtu si Xhaçka vjen nga Mjafti dhe G99. Pasi mbajti postin e kreut të Doganave ajo u bë ministre dhe tani do të vazhdojë të jetë ministre shteti.
Edona Bilali ministre e Shtetit per Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi ministre e Shtetit per Standardet dhe Sherbimet.
Bie në sy se Rama largoi Erion Braçen, Pandeli Majkon, Anila Denajn, Blendi Klosin, Etilda Gjonajn dhe Eduard Shalsin.
Braçe u kuptua që ishte prishur me Ramën kur paralajmëroi ikjen nga posti si Zëvendëskryeministër, pak ditë më parë.
Ish kryeministri dhe disa herë ministër, Pandeli Majko, po ashtu ishte e pritshme të hiqej, ndërsa ministria e tij u shkri.
Surprizë ishte largimi i Anila Denajt dhe Etilda Gjonajt. Ato ishin të papërfolura në media dhe publik.
Largimi i Eduard Shalsit u bë në heshtje ashtu si dhe për Blendi Klosin, dy emra që kanë investuar ndjeshëm në përpjekjet e Partisë Socialiste për t’u rikthyer më 2013 në pushtet.
Ndërsa si ministra, për vetë problematikat pa fund që denoncon përditë sektori i turizmit dhe bizneset, u pa se ata nuk shkëlqyen në postet që mbajtën.
/a.b/noa.al