Rama nuk heq dorë nga oferta ndaj opozitës, por tashmë jo më për bashkëqeverisje: I ftoj për…

Kryeministri Edi Rama ka vijuar ftesën për bashkëpunim me opozitën edhe pas formimit të kabinetit të ri qeveritar. I ftuar mbrëmjen e sotme në Opinion Rama i bëri thirrje opozitës për të punuar së bashku, por jo përmes bashkëqeverisjes. Ai i ftoi opozitën të bashkëpunojnë në lidhje me uljen e klimës së konfliktit politik në vend.

Rama: Problemi i bregdetit dhe i pronës nuk janë çështje dhe probleme që krijojnë më ndërhyrje legjislative. Unë e ftoj opozitën për të punuar së bashku. Nuk e them nga nevoja dhe halli.

Në këtë çështjen e masakrës janë të lirë ta shohin atë ëndërr vetë, pasi nuk kemi si e ndajmë këtë ëndërr, pasi ka dal një raport i OSBE-së mbi procesin e zgjedhjeve.

Ajo që mendoj unë është se vendi nuk ka nevojë për politikën e konfliktit permanent. Unë kam vendosur ta filloj vetë nga klasa e parë daljen në studion televizive.

Unë them që të ulim sa të mundemi konfliktin politik, jo për mua, pasi unë nuk ndihem ngushtë në luftën e retorikës, por kjo nuk i duhet vendit.

Që kur kam hyrë është hera e parë që unë i them vetes përpiqu të jesh sa më i sjellshëm për të mos u dukur arrogant. As Rakipllari nuk po më bën të sillem ashtu si sillesha më përpara.

Jam shumë i gatshëm të ndërtojmë një klimë të re politike. Të përpiqemi të gjithë së bashku të gjithë atë energji negative sa herë hapin televizorin. Pushtetin lokal se kemi marrë, na e kanë lënë në dorë. Nëse PD thotë jemi gati që në anglisht mos të shajmë më Shëipërimë, ne do t’i kundërktheheshim me një ofertë shumë më të mirë. Por s’na e japin fjalën. Ky do të ishte kontribut i madh për vendin.

I pyetur në lidhje se do të ishte i gatshëm të bashkëqeveriste me opozitën, Rama nuk e mohoi, por refuzoi të jepte një përgjigje pozitive duke thënë le të ulemi të flasim njëherë.

Nëse opozita do të ishte e gatshme, a do ta ftonit për një qeveri të përbashkët?

Rama: Nuk i shkoj pyetjeve tek e tek. Unë them që jam i gatshëm për çdo projekt në të mirë të vendit. Jam shumë i gatshëm. S’kemi pse nuk nuk ulemi dhe të mos diskutojmë.

Loading...