Të shtëna me a rmë janë dëgjuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Vorë. Sipas informacioneve të siguruara, nga të shtënat, është vetë plago sur me a rmë zjarri shtetasi 34 vjeçar me inicialet N.K.
34 vjeçari i cili raportohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve
Njoftimi i Plotë
Më datë 03.09.2021, rreth orës 04:10, në Vorë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është vetëplagosur me ar më zjarri shtetasi N. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shendetit mendor.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.