Luana Vjollca ka prezantuar projektin e saj më të ri gjatë festës së 30-vjetorit, në mes të thashethemeve se ajo do largohet nga Top Channel. Sipas “News31”, Luana zbuloi se projektin do e prezantojë shumë shpejt dhe e quan atë “projekti i jetës” teksa zbuloi se titullohet “Thuaje”.
Ky projekt do të jetë një projekt zemre, siç e quajti edhe vetë Luana, dhe do të ketë histori të vërteta.
Gjatë fjalimit Luana bëri edhe një batutë duke thënë: “Në cilin televizion do e shohim këtë Luanën?”, duke ngritur dyshimet se zërat që kanë qarkulluar për largimin nga “Top Channel” mund të jenë të vërteta.
Loading...