Ka disa ditë që pas shpalljes së qeverisë së re, që ish-zv.kryeministri Erion Braçe në rrjetet sociale bën postime ironizuese dhe thumbuese.
Së fundmi Braçe ka postuar foton e aktores që luan rolin e “Tokyo” në serialin “Casa del Papel”, por fjalët që shkruan i japin një tjetër kuptim postimit të tij.
“NDAJ DUHEN GRATE, TE BEJNE PARA BURRAT”, shkruan Braçe duke e theksuar këtë shprehje, si për të thumbuar dikë, por emrin e të cilit nuk e bën me dije.
Postimi i Erion Braçes:
TOKIO VDIQ SI BURRE, BURRAT!
NDAJ DUHEN GRATE, TE BEJNE PARA BURRAT!
La Casa de Papel, kete here,
ishte nje kulm i ri dhune;
POR HUMBI SHARMIN ANTISISTEM!
Kater sezonet e shkuara ishin ndryshe,
kishin edhe ide, edhe kauza, edhe tekst, keshtu u krijua sharmi antisistem;
Serite e reja kishin vec krisma e shperthime.
Dheeeee vdekjen e Tokios!
Asnje burre tjeter nuk vdiq, madje njeri u ngjall, Tokio vdiq si burre, burrat!