Në fjalim me tone të ashpra fund e krye ka qenë ai i ish kryeministrit Berisha nga foltorja e Kuvendit. Ndërsa akuzoi më herët deputetët e maxhorancës për lidhje me krimin e organizuar duke i quajtur disa skllevër e disa bosë të tij, Berisha apeloi maxhorancës të miratojë amendamentet për vetingun në politikë, ndryshe u shpreh ai ka në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”.
“Edi Rama e ka nisur karrierën e këtij vendi si asnjë tjetër me një vilë. Sot i ka të ndërtuara në 4 bunkerë. Do gjeni në google gjithçka për sarajet e Surrelit Edi Rama heshti nuk nxorri një fjalë mbi raporton e OSBE-së. Edi Rama ka shndërruar këtë vend në proktektorat të Krimit. Këtu nuk ka kohë, është koha e krimit. Hajde palo burra.
Pse ju nuk frenoni amendamentin dhe të ulemi me ekspertë dhe të marrim ekspertët më të mirë ndërkombëtarë ta bëjmë model për mbarë rajonin. Asnjëherë
Marrim ekspertët më të mirë dhe ulemi në tavolinë. Fati që ndodhi kjo dëshmon kjo të drejtën e opozitës për të hedhur në koshin e plehrave ligjin. Momenti është kritik, bëtë gabimin më të rëndë që keni bërë ndonjëherë, nëse përdorni kartonat e zeza të nxira të krimit.
“Palo burra, palo kriminelë.. pse ju nuk pranoni amendamentin? Pranoni dhe të ulemi mes nesh të marrim dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe ta bëjmë model për mbarë rajonin, por ju nuk e donin.
Ose miratoni amendamentin ose përndryshe do t;ju shkulin me dhunë qytetarët dhe në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri” , tha Berisha nga Kuvendi.
Fjalimi i ish-kryeministrit Berisha ne Parlament:
Ne jemi sot në një seancë më të rëndësishme që kemi zhvilluar ndonjëherë në ekzistencën e pluralizmit politik këto 6 vitet e fundit. Sot ne vijmë këtu në një kokë kur për shkak të lidhjeve të tmerrshme të kësaj maxhorance me krimin, bajlozët e krimit dhe bandat të kësaj maxhorance, në atë shkallë sa, natyrisht jo të gjithëve, por prapa shumë prej këtyre unë shoh, Shullazët, Avdylët, Habilajt, Lul Berishën, e me radhë banditë e banda të tëra që ligji mund tu shkundte dhëmbët nëse s’do kishte mbështetje.
Në krye të tyre kanë krye banditin, kreun e meduzës,kanë nënën e krimit. Kanë njeriu që pa i dalë nga zyra u con bandave sms, priteni se po u denoncojn. Të gjitha këto kanë sjellë një situatë dëshpërimi që nuk ka ekzistuar që nga viti 91. Cfarë kanë sjellë? Një rrënim e largim masiv të të rinjve shqiptarë, largim masiv të investitorëve të huaj dhe vrasje shprese në cdo zemër e mendje shqiptare.
Ramës mund t’i vesh 100 epitete por njëri është më i vërtetë: shpresëvrasës.
Rama me lidhjet e tij me bandat, Shullazët, Bajrat, etj, ka shtuar kirmin në sistem dhe i ka kyçur dyert e Europës Shqipërisë.
Ne dy raporte ekselente të KE bëhen të pavlere nga Këshilli i ministrave evropiane dhe dyert rrinë të mbyllura.
Ky amendament do të ishte mesazhi më i fuqishëm drejt BE, për hapjen e dyerve.
Këto që them nuk janë fiction por kanë emër, dhe kanë maxhorancën. Ndaj dhe ju e konsideroni këtë si grackën ku shpirti i kriminelit kapet si laraska.
Komisioni i Venecias ka thënë se kjo është një nismë legjitime sepse në Shqipëri lidhjet me krimin në të gjitha nivelet janë një realitet. Jam dakord që ka probleme dakord, që ky proces mund të përdoret për qëllime politike, atëherë qëndrimi është që të ulemi dhe të draftojmë ligjin që askush të mos mund ta përdorë atë për qëllime pulitke, në mënyrë që në këto ulëse të mos ulen kokat e mafies.
Rama e filloi karrierën e tij me një vilë të ndërtuar dhe më falni qytetarë se dje ju dhashë informacion të gabuara, sot i kam të sakta, të ndërtuara në katër bunker, në total banon në një sipërfaqe prej 1 mijë metër katrorë. Ju ftoj ta hidhni poshtë këtë studentë. Klikoni në google eardh dhe do të gjeni çdo gjë të përshkruar për sarajet e Ramës.
Palo burra, palo kriminelë.., pse ju nuk pranoni amendamentin? Pranoni dhe të ulemi mes nesh të marrim dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe ta bëjmë model për mbarë rajonin, por ju nuk e donin.
Ose miratoni amendamentin ose përndryshe në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri.
(BalkanWeb)