Z jarri në Panaja/ Banori, gazetarit: Largohu se ka b omba

Teksa në Vlorë, në fshatin Panaja, banorët po përballen me zjarret , një tjetër rrezik që u pa në kamera i kanos ata.

Ndërsa gazetari i Top Channel pyeste një banor të zonës për zjarret, ai e paralajmëron të rri larg pasi në ferra ka bomba, dhe pa e mbaruar ai fjalinë, dëgjohet të plase një bombë. “Mos rri afër se këto ferrat kanë bomba, nga ato të 1997, më kanë plasur mua (në sfond shihet të plasë një e tillë). Ja e dëgjove tani, shpërtheu”, tha ai.

Ndërkohë me qindra rrënjë ullinjsh po digjen në Panaja të Vlorës, ndërsa zjarri i ndihmuar dhe nga era po përparon duke djegur çdo gjë që gjen. Flakët kanë dalë në rrugë, duke bllokuar aksin Vlorë-Fier. Edhe pse kanë kaluar rreth 2 orë në luftë me flakët, vatrat ende janë të fuqishme. Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.

Loading...