Policia ndëshkon gjatë natës dhjetëra shoferë

Policia Rrugore e Tiranë ka pezulluar gjatë natës 9 leje drejtimi, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar.
Në njoftim sqarohet se si pasojë e kontrolleve në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 130 km/h deri në 159 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende shumë i lartë.
Po ashtu, janë vendosur 26 gjoba për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 3 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një shtet tjetër.

Loading...