Edmond Leka: “Vetingun në politikë nuk mund ta kryejnë vetë politikanët”

Nga fjalimi i sotëm në seancën parlamentare ku deputeti i Vlores Edmond Leka diskutoi mbi vetingun në politikë.

Komisioni i Venecias u shpreh qartë dhe saktë, dhe vërtetoi edhe njëherë se kishim të drejtë që e kundështuam me forcë nismën e opozitës.

“Vetingun në politikë nuk mund ta kryejnë vetë politikanët”.

Vetëm një drejtësi e pavarur, e pakorruptuar dhe e pandikuar nga politika mund ta bëjë vetingun e vërtetë të politikës, duke garantuar integritetin e zyrtarëve publikë.

Drejtësia e reformuar, si një nga elementët kyc të shtetbërjes dhe thelbi i një shoqërie demokratike është rruga drejt shembjes së murit të lartë të pandëshkueshmërisë, heqjes së imunitetit të të paprekshmit për politikanë e pushtetarë që shkelin ligjin , familjarë e ortakë, që grumbullojnë përfitime të paligjshme.
Krijimi i KLP dhe KLGJ është vetëm hapi i parë i krijimit të një sistemi të pavarur gjyqësor.-laberianews

Loading...