‘Brenda spitalit në Tetovë vdiq dhe shoqja ime, bashkë me të ëmën’/ Këngëtarja shqiptare rrëfen tmerrin

Elita Ziberi, këngëtarja nga Tetova ka rrëfyer për “Breaking” tm errin që përjetuan qytetarët me djegien e spitalit modular, ku fatkeqësisht pati 14 vik tima.

“Ishte një t merr, ende dridhem kur e mendoj. Ka shumë persona të vdekur, ca thonë 20, ca thonë më shumë. Por në qytet vinte era e rëndë, gjithçka u shkrumbua. Nuk e mendoj se është reaguar shumë shpejt, njerëzit krejt janë djegur. Nuk mundet që ka pasur disa persona që kanë shpëtuar. Jam shokuar, nuk e di…”, tha Ziberi.

Ajo ka rrëfyer se një nga viktimat ishte shoqja e brezit të saj, 29 vjeç, që kishte qenë në spital për t’iu gjendur pranë nënës së prekur nga Covid.

Ajo shprehet se nuk ka pasur një reagim të shpejtë, pasi gjithçka është shkrumbuar. “Nuk mund të mbaj edhe orën e mësimit ashtu siç duhet jam duke u dridhur, nuk e di, shumë e vështirë Një shoqe që kam pasur kishte vdekur me nënën e vet aty. Të kenë durim të githë tetovarët”, theksoi ajo.

Gjithsej 14 persona v diqën, dhe 12 po trajtohen në Spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut, në zjarrin e djeshëm në Qendrën modulare Covid në Tetovë, tha Ministria e Shëndetësisë. Kishte gjithsej 26 pacientë në Qendrën Covid në kohën e zjarrit. Nuk ka punonjës shëndetësorë të lënduar, disa me lëndime të lehta, thonë nga Ministria.

Loading...