Vizitorët të shumtë shijojnë peizazhin e mbrojtur “Vjosë-Nartë”

Administrata e zonave të mbrojtura Vlorë, në kuadër të projektit ACAP, për zonat e mbrojtura, drejtoi nxënësit e shkollës “Lef Sallata”, në peizazhin e mbrojtur “Vjosë-Nartë”.

Tashmë specialistët dhe rangerat mësuan Junior Rangerat( nxënësit )se si natyra jonë menaxhohet dhe mbrohet për vlerat e saj të mëdha të biodiversitetit duke treguar në detaje gjithë punën e tyre tashmë edhe nga ana praktike.

Nxënësit u njohën më nga afër me pemët dhe kafshët e ndryshme, siç ishte dhe aktiviteti i kundrimit të shpendëve.

Një sërë aktivitetesh u realizuan duke nisur me pastrimin e plazhit, mbjelljen e pemëve, dhe eksplorimin e pyllit të Zvërnecit dhe lagunës së Nartës. /atsh

 

Loading...