Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se vendimi për përjashtimin e Berishës, ka qenë vendimi më i vështirë për të.
Basha shtoi se pavarësisht përjashtimit nga grupi parlamentar, arritjet e Berishës nuk mund të mohoen kurrësesi.
“Kjo do të shmangë keqpërdorimin e çështjes nga kushdo për të dëmtuar interesat e PD për të mbrojtur keqqeverisjen e Edi Ramës. Rrugëtimi i Berishës në politikë nuk ndahet dot nga mbrojtja e interesit publik. Këtë e ka të qartë kushdo.
Ky vendim i sotëm nuk cenon kontributin dhe arritjet e Berishës si kryetar i PD dhe kryeministër e president. Ky vendim i sotëm aspak i lehtë për mua në aspektin politik dhe atë njerëzor ka si urdhërfyes interesin e demokratëve dhe atë të partisë demokratike.
Ju më keni besuar drejtimin e PD për të marrë edhe vendime që lëkundin emocionet tona mirëpo secili prej nesh ka detyrimin të luftojë për interesat e qytetarëve shqiptarë. Në këtë mënyrë luftojmë besimin e marrë ndër vite nga demokratët si e vetmja alternativë qeverisëse që do bëjë Shqipërinë si e gjithë Europa”, tha Basha.