Veprimi i opozitës me fletët e votimit ka qenë i papritur. Seanca ka nisur me një gjest kundërshtie nga opozita për votimin e Kryetares së re të Kuvendit, Lindita Nikolli. Ata nuk kanë preferuar të shprehen me votën e tyre pro apo kundër, por kanë zgjedhur në rrugë tjetër.
Të gjithë deputetët kanë një mënyrë tjetër, duke grisur fletën e votimit në sy të kamerave dhe hedhur ato jashtë kutisë së votimit. Këtë gjest e ka bërë edhe kryedemokrati Lulzim Basha, ndërsa nuk mori pjesë në votim ish-kryeministri Sali Berisha. Ai u largua menjëherë pas votimit.
“Në shenjë proteste ndaj kandidaturës së Lindita Nikollës, deputetët e opozitës grisin fletën e votimit”, pohuan burimet për PD. Kjo tregon se ishte një skenar i parapërgatitur.
Rama i mbledh përtokë fletët dhe i fut në një qese
Në mënyrë demonstrative deputetët e PD të thirrur një nga një për të votuar kryetaren e re të Parlamentit, e nominuar nga maxhoranca Lindita Nikolla kanë grisur fletët e votimit.
Ata kanë marrë fletët e përcaktuara për të vouar dhe i kanë grisur pranë kutisë ku supozohej të hidheshin këto fletë.
Megjithatë kryeministri Edi Rama doli dhe mblodhi vetë të gjitha letrat e hedhura përtokë dhe i futi në një qese.
Kjo shkaktoi të qeshura në sallë edhe në radhët e deputetëve të djathtë.