Ndodh edhe kështu… Lulzim Basha pasi e përjashtoi nga Partia Demokratike, dhe pasi dëgjoi reagimet pas kësaj të Sali Berishës, në një deklaratë pas përfundimit të seancës së parë plenare, i ka dhënë atij një këshillë sesi të shërojë plagët që i hapi.
“Unë marr përgjegjësi të plotë për çdo betejë timen. Për sukseset e kësaj beteje. Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e dr. Berishës, për të cilin kam shprehur konsideratë mbrëmë dhe nuk i lëviz asnjë presje.
Dhimbja është dyfishuar sot nga gjuha e përdorur nga zoti Berisha. Uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë për t’u përqendruar në qëllimin kryesor për largimin e këtij regjimi. Tezat e kundërshtarit të vetëm Edi Rama i kam dëgjuar nga goja e tij. PD nuk ka rrugë tjetër përveçse e bashkuar t’i prijë kësaj beteje për Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh ai.