‘Duheshin me kokë, nusen e kisha rritur vetë se e mora 13 vjeç’, flet nëna e autorit në Fier: Më bëri hàtanë, dhimbje e madhe

Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e rë ndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Zhupan të Fierit, ku 31-vjeçari Elton Metaj nga fshati Peshtan v r a u me aut omatik, ish-bashkëshorten e tij 23-vjeçare Sabrina Benga.

Nëna e autori, Sabire Metaj tha për gazetarin Ervis Kuçi se i biri me nusen duheshin shumë dhe nuk e di si erdhi gjithë ky kon flikt dhe më pas v r a sja.

Ajo tha se e ndjen dhi mbjen njësoj si familja e vajzës, pasi Sabrinën e kishte rritur vetë.

“E mora vesh, nuk jam në gjendje të mirë. Më ka bërë hatanë. Unë s’kam bërë 40 ditë të babait. V a rrosa babanë, v a rrosa vëllain. Me ne rrinte, nuk kuptohej fare që do ta bënte. Policia erdhi dhe kontrolloi. Kishte nja dy muaj që kishte dalë nga b u rgu, mbaroi dë n min.

Sa qe në b ur g, nuk e kam takuar vajzën e vogël. Ata duheshin dhe duheshin me kokë, nuk e prisja të ndodhte kjo. Më vjen shumë keq sepse e rrita vetë, si për atë si për tim bir, se mua më ka ikur dhe im bir me të.

Kanë të drejtë dhe për ha kmarrje. Përzihem me familjen e vajzës dhe unë. Është njësoj d himbja si ata, se e mora 13 vjeç vajzën. E ka shteti në dorë. Flisnin dhe në telefon. Pas daljes nga b ur gu ishin takuar, i nxori çupën ajo. E vini veten në vendin tim, dhe aty flisni. Çe dua jetën më unë. Unë nuk e kam takuar Sabrinën. Dh imbja është e njëjtë si për ata, si për mua. Më vjen shumë keq. Nga policia e morëm vesh, erdhën në shtëpi.

I mori vetë çuni në telefon, i tha jam në filan vend, do vet ëv r item. Mori të atin në telefon dhe tha do vet ëvr i tem, nuk e dua më jetën. Ar mën se kush ia ka dhënë. Asnjë nuk mbajmë si fis, gjallë në botë a r m ë në shtëpi. Të përgjigjet ai që ia ka dhënë. Di kaq, ai e donte të shoqen, e donte me kokë. Po ta dija do e merrja në telefon do i thosha fsh ihu, nuk do ndodhte kjo. Çdo prind e mbron fëmijën e vet, por puna është se më bëri hatanë.

Ça të them, ja vete unë, më qas familja. Dhe unë të njëjtën gjë do bëja, të më v r i ste çupën, do qasja njerëzit e dhëndrit. Më vjen shumë keq, dhimbja është tek të dyja palët. E kisha si çupë, e rrita vetë, shkonim..sikur të këmbenim një fjalë. Se si erdhi kjo papritur, kush ia mbushi mendjen, e morën në qafë. Shkonin, edhe duheshin”, tha nëna e autorit.

Loading...