24 viktima dhe 141 të plagosur/ 182 aksidente gjatë muajit që lamë pas

Muaji gusht regjistroi një nuëmr më të ulët aksidentesh se e njëjta periudhë një muaj më parë, por sërish shifrat janë alarmante.

Në muajin që lamë pas u regjistruan 182 aksidente në të gjithë vendin, ndërkohë që ndërruan jetë 24 persona, 13 prej të cilëve ishin këmbësorë.

Numri i të plagosurve në muajin gusht kapi shifrën e 141 personave, nga të cilët 18 morën dëmtime të rënda dhe 123 të tjerë dëmtime më të lehta.

Loading...