Në San Siro, për javën e tretë në Serie A , Milan i Stefano Piolit mundi Lazio-n e Maurizio Sarri 2-0 , duke arritur në kuotën e 9 pikëve, me pikë të plota.
Për kuqezinjtë, Rafael Leao dhe Zlatan Ibrahimovic i kthyer shënojnë , ndërsa Kessie humbet një penallti. Humbja e parë në kampionat për bardhekaltërit, të cilët mbeten në kuotën 6 pikëve.
Ndeshja ishte mjaft e ekuilibruar me pak mundësi nga të dyja skuadrat, por pjesa e parë përfundoi në mënyrë shpërthyese: në minutën e 45 -të, pas një kundërsulmi “vrastar”, kuqezinjtë shënuan me Leao-n, i cili pasi njësh-dyshit me Rebic mundi Reinën.
Milan pati një shans të artë të dyfishonte shifrat në minutën e 45+5, por Frank Kessie nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Lazio e kishte të vështirë të krijonte mundësi në pjesën e dytë, teksa kuqezinjtë zgjidhën çështjen e fituesit në minutën e 67 -të. Pas një kundërsulmi të shkëlqyer, Rebic asistoi sërish, këtë herë për Ibrahimovic, i cili hyri në lojë vetëm shtatë minuta më parë, dhe nuk ishte e vështirë për sulmuesin me përvojë të shënonte për rezultatin përfundimtar 2: 0.
Interesant, fakti, se në fillim të aksionit të golit të dytë, Ibrahimovic po lidhte këpucët, por pasi pa që skuadra e tij kishte një mundësi shënimi vrapoi me këpucë të palidhura dhe arriti të shënojë.