Sali Berisha publikon video drejtuar Lulzim Bashës: ‘Të gjithë së bashku për të hedhur në koshin e plehrave vendimin për interes personal të pengut Lulzim Basha’

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sot një video drejtuar Lulzim Bashës që sugjeron se ka nisur largimi i anëtarëve të PD.

Zhvillimet vijnë pasi sipas një vendimi të Bashës, Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, forcës politike të cilën ai e themeloi në vitin 1990, dhe që e udhëhoqi deri në vitin 2013, kur dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve të atij viti.

Pas lëvizjes së Lulzim Bashës, një pjesë e demokratëve paralajmërojnë largim nga partia.

Berisha ka shpërndarë videon e mëposhtme që ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku një anëtar i PD-së gris kartën e anëtarësimit, ish-kryeministri kërkon që të mos ketë largime nga partia.

Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha.

Loading...