Një lëvizje e papritur vjen nga Presidenti Ilir Meta

Një lëvizje e papritur ka ardhur nga Presidenti Ilir Meta i cili siç raporton noa.al i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë për të verifikuar emrat e të gjithë ministrave të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Pjesa më e madhe e ministrave kanë qenë në detyrë edhe gjatë mandatit të dytë të qeverisë “Rama”, ndërsa emrat e rinj, disa prej tyre nuk janë lakuar ndonjëherë për probleme me ligjin.

Në shkresën që shihni më poshtë, drejtuar Prokurorisë, Meta kërkon që të informohet për çdo kandidat të propozuar në lidhje me proceset hetimore apo penale që janë nisur ndaj tyre.
Gjithashtu ai kërkon një përgjigje sa më të shpejt, në mënyrë që të shprehet për emërimet brenda 7 ditëve.

Kujtojmë se Presidenti Meta dekretoi Edi Ramën si kryeministër për një mandat të tretë vetëm pak ditë më parë.

Qeveria e re e mandatit të tretë qeverisës të Partisë Socialiste, 2021-2025, e shpallur të enjten (02.09) nga kryeministri, Edi Rama mund të cilësohet si qeveri e vazhdimësisë dhe e rikthimit të figurave politike të PS në pushtetin ekzekutiv. Në shtatë ministri janë rikonfirmuar të njëjtët ministra: Ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të vazhdojë të jetë Bledi Çuçi, në Ministrinë e Mbrojtjes Niko Peleshi, në Ministrinë e Jashtme, Olta Xhaçka, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në Ministrinë e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në Ministrinë e Arsimit, Elvis Kushi, në Ministrinë e Kulturës, Elva Margariti.

Ministrat kanë ndryshuar në Ministrinë e Drejtësisë, të Financave, Bujqësisë, Turizmit dhe Mjedisit. Ministër Drejtësie në qeverinë e re do të jetë deputeti socialist, Ulsi Manja, në Ministrinë e Bujqësisë, Frida Krifca, në Ministrinë e Financave, Delina Ibrahimaj, në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit deputetja socialiste, Mirela Kumbaro.

Në qeverinë e re Rama 3 janë shtuar tre ministra shteti: Elisa Spiropali rikonfirmohet si ministre shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, Edona Bilali, ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Bora Muzhiqi, ministre shteti për Rininë dhe Rëmijët, Milva Ekonomi, ministre shteti për Standardet dhe Shërbimet.

Zëvendës kryeministër do të jetë Arben Ahmetaj, që zëvendëson Erion Braꞔen, që para disa ditësh dha dorëheqjen.

Loading...