Pasagjeri rebel nuk pranonte të dilte nga tualeti, piloti bën uljen urgjente të avionit

Një situatë e frikshme ka ndodhur në një avion të nisur nga Qipro. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një pasagjer rebel u fut në tualet dhe nuk pranonte të dilte. Kjo sjellje e tij fëminore, shkaktoi panik dhe frikë tek 134 personat në bord, përfshirë edhe pilotin dhe stjuardeset.
Avioni në drejtim të Zvicrës, sipas mediave, bëri ulje urgjente, me vendim të vetë pilotit, pasi donte të merrej vetë me situatën e pakuptuar. Mësohet se avioni pa asnjë problem u ul në Graz, dhe pas kësaj, pasagjeri dol inga tualeti, pa dhënë asnjë shpjegim për sjelljen e tij, që shkaktoi shumë rrëmujë.

Pavarësisht heshtjes së tij, personat përkatës bënë një kontroll në bagazhin e pasagjerit, por nuk gjetën asgjë.

Loading...