Emina Çunmulaj bëhet nënë për herë të tretë

Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj dhe multimilioneri iranian, Sam Nazarian, janë bërë prindër për herë të tretë. Pas dy vajzash, çifti janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Shá Yosef.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Emina përmes një foto të publikuar në Instagram, ku shfaqet me ët birin e porsalindur në krahë në spital.
Ajo shprehet shumë e emocionuar dhe thotë se zemra e saj tashmë është e mbushur.
“Djali im është këtu

Shá Yosef Nazarian

Zemra ime është e mbushu

Njeriu im i vogël, ti tashmë më ke mësuar kaq shumë gjëra dhe ishe pacienti numër një.

Më mësove që në jetë asgjë nuk vjen kur e dëshiron, por më shumë kur është e destinuar të vijë në rrugën tuaj.
Faleminderit për këtë mësim dhe për shumë të tjerë që do të vijnë”, ka shkruar Emina krahas fotos.

Kujtojmë që çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në maj të 2015-s, në një ceremoni luksoze në Meksikë.

Loading...