Rama ‘krah’ Albin Kurtit gjatë mandatit të tretë: Do lobojmë për njohjen e Kosovës

Qeveria “Rama 3” në politikën e jashtme synon t’i qëndrojë më pranë Kosovës dhe të lobojë për njohjen e saj në arenën ndërkombëtare.

Në listët e prioriteteve kryesojnë mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare për integrimin në BE dhe dërgimin përpara të nismës “Ballkani i Hapur”, duke zbatuar marrëveshjet e arritura më 29 korrik nga Rama-Vuçiç-Zaev dhe mundësinë e bashkëpunimit me Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjen.
Qeveria thekson se do të angazhohen për bashkëpunimin rajonal “Ballkani i Hapur” dhe paketës së ndërlidhjes dhe investimeve të Procesit të Berlinit.

Ajo zotohet për lobim për njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet e botës dhe pranimin e saj si një vend me të drejta të plota në OKB. Ndërkohë në tryezën e përvitshme të qeverive Kosovë-Shqipëri pritet të përfshihen edhe pakicat shqiptare në të gjithë rajonin.

Loading...