Punësimet në administratën publike u rritën ndjeshëm pas qershorit 2020, duke regjistruar një rekord prej 12 mijë vendesh të reja. Kjo rritje që përkon edhe me periudhën parazgjedhore, u shoqërua me akuza nga opozita para 25 prillit, por qeveria pa dhënë shpjegime arriti t’i ruajë këto vende edhe pas kësaj date.
Raportet e punësimit publik-privat tregojnë se 1 në 4 punonjës e marrin pagën në shtet në qeverisjen qendrore e lokale Sipas Institutit të Statistikave, nga viti 2017, ka pasur rritje progresive, të punësimeve në shtet me 3000 deri në 5000 vende të reja të hapura.
Në grup-profesion, 40 % e të punësuarve janë specialistë, ndjekur nga teknikët, punëtorët, nëpunësit e thjeshtë, dhe drejtuesit.
Të dhënat e përpunuara nga INSTAT flasin gjithashtu edhe për një rritje të lehtë të numrit të personave të dy punësuar, të cilët përbëjnë rreth 3.3 për qind të totalit ose 22 mijë punonjës aktivë mujorë.
Nga ana tjetër shkalla e papunësisë, në pjesën e parë të vitit 2021 ishte 11.6 %, me 162 mijë persona që nuk punojnë. Sa i përket kontributeve, vështirësitë e pandemisë duket se janë hedhur pas, me arkëtimet që janë rritur me 4.2 miliardë lekë përgjatë vitit.