Protestë për vrasjen e Sabrina Bengajt, i pranishëm dhe vëllai i viktimës

Qytetarët në Tiranë kanë zhvilluar një protestë për vrasjen e Sabrina Bengajt, 23-vjeçares nga Fieri.
Mësohet se protesta në Tiranë po zhvillohet para Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Platforma kombëtare për gratë” kërkonnë këtë protestë drejtësi për nënën e ndjerë 23-vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti Elton Metaj dhe la pas një fëmijë të vogël 3 vjeç. Ata kanë kërkuar heqjen e kujdestarisë prindërore për vrasësit e nënave, raporton gazetari Ervis Kuçi.

“Duam drejtësi, mbështetje familjeve të viktimave”- thonë protestuesit.

Ndërkohë pjesë e protestës janë dhe vëllai e kushërinjtë e të ndjerës Sabrin Bengaj.

‘’Ata janë fajtorët që e nxorën nga burgu at nga burgu atë. Edhe ai doktori në burgun e Zaharisë që gjoja ka qenë i sëmurë, ai ka qenë një dhelpër që diti ta luajë mirë rolin. Na i punoi shumë bukur, neve. Na i punoi mbrapa krahëve. ‘’- tha Armando Bengaj.

Loading...