Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet i habitur, me urdhërin që sipas tij Lulzim Basha i ka dhënë deputetëve demokratë.
Ai pretendon se Basha i ka kërkuar deputetëve të tij të shprehen kundër Sali Berishës në rrjetet sociale.
Manjani e krahason Bashën me Enver Hoxhën dhe thotë “Nuk e mendoja kurrë se do të katandiseshin në këtë pikë”.
Reagimi i plotë i Manjanit:
Pra Basha u thotë deputetëve të partisë dhe anëtarëve të forumeve që të shprehen në FB që jeni kundër Berishës. Kështu shmanget mbledhja e forumeve.
Pra shihni me kujdes, nuk thotë jeni të lirë të shpreheni, por shprehuni kundër. Dhe bëjeni tani… ua ua ua ua ua ua.
Enver Hoxha nxori një postulat kur njerëzit nuk po spiunonin më tek sigurimi:
“Indiferenti është më i keq se armiku”.
Ky është standarti që po na risjell këto kohë Luli dhe përkrahësit e tij. Nuk e mendoja kurrë se do katandiseshin në këtë pikë..!
Turp i madh!