Qeveria Rama dhe program i kabinetit qeveritar mori 77 vota pro. Seanca maratonë që nisi në orën 10:00 të një dite më parë, ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në përfundim të seancës, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tregoi rezultatin.
Sipas saj, 77 deputetë votuan pro, 53 votuan kundër ndërsa 1 abstenoi. Ligji e parashikon që qeveria pas votimit në Kuvend, të betohet tek Presidenti Ilir Meta.
Loading...