Harrojnë zgarën ndezur, zjarri shkrumbon plotësisht lokalin

Një lokal në Berat është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë zgara e cila ishte harruar ndezur nga punëtorët. Sipas informacioneve të para, kontstrukti prej druri i lokalit ka bërë që flaka në pak minuta të ëprhapet me shpejtësi, duke shkrumbuar plotësisht subjektin.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës së Goricës, ndërsa mësohet se kanë qenë banorët pranë lokalit që kanë parë zjarrin, duke lajmëruar menjëherë zjarrëfikësen. Pavarësisht ndërhyrjes së kësaj të fundit, lokali nuk shpëtoi. Fatmirësisht, në lokal nuk ka pasur njerëz.

Loading...