Këto janë arsyet pse është e vështirë të humbasësh kile pas të 30-ave

Në një video të postuar së fundmi, trajneri i fitnesit dhe YouTuber, Thomas DeLauer përshkruan disa nga faktorët kryesorë që qëndrojnë pas shtimit të peshës pas të tridhjetave dhe arsyet biologjike pse humbja e peshës bëhet gjithnjë e më e vështirë me kalimin e viteve.

Ka një numër faktorësh kryesorë, shpjegon DeLauer. Së pari, hormonet tuaja.

“Filloni të fitoni peshë kur nivelet e testosteronit tuaj bien, gjë që është shumë e zakonshme,” thotë ai.

Së dyti, rezistenca e trupit ndaj insulinës ndryshon me kalimin e kohës:

“Paaftësia jonë për t’u marrë me glukozën rritet me moshën”, shprehet ai. “Ndikon në bel/stomak, por gjithashtu ndikon absolutisht në nxitësit e tjerë metabolikë, dhe aftësinë tonë për të shfrytëzuar energjinë dhe përfundimisht për të ruajtur dhe ndërtuar muskuj.”
Mënyra e jetesës gjithashtu luan një rol. DeLauer citon dëshmi se ndërsa plakemi, ne përgjithësisht priremi të hamë shumë më tepër, dhe gjithashtu në përgjithësi bëhemi më pak aktivë.

“Sa më shpesh të hamë, aq më shpesh po rrisim insulinën dhe aq më shpesh po degradojmë ndjeshmërinë tonë”, shpjegon ai. “Më shumë ushqime, duke mos i dhënë kurrë vetes një shans për ta përdorur atë karburant, papritmas na sjell dëme.”

Të rriturit janë mesatarisht 29% më pak aktivë sesa të rinjtë, sipas tij. Thënë kjo, zgjidhja kryesore është e thjeshtë: Dietë e pasur me vlera ushqyese dhe një jetë fizikisht aktive.

Loading...