Dëshmia rrënqethëse e djalit që gjeti të vdekur prindërit e tij: Dua ndihmë nga Zoti!

“Dua ndihmë nga Zoti, jam mes rrugëve”. Këto janë fjalët rrenqethëse të djalit të çiftit Rrasa, Leonardit, 21 vjeç i cili i gjeti të dy prindërit e tij të vdekur e të larë në gjakë, në banesën e tyre.
Mes lotësh dhe i tronditur, ai ka treguar momentin se si e mori vesh lajmin.

“Unë kam qenë për kafe, më lajmëruan në telefon… Ju lutem unë dua ndihmë nga Zoti, unë jam mes të rrugës…” ishin fjalët e pakta të djalit.

Në dëshminë e parë para grupit hetimor i biri është shprehur se “shkak i ngjarjes mund të ketë qenë një konflikt i çastit”, pasi nuk kishin debate./CNA

Loading...