Lajm i hidhur, ndahet nga jeta ish-zyrtari i lartë në PD

Sot është ndarë nga jeta ish-zv/Kryetar i degës së PD Dibër, Islam Shukri Qoku, në moshën 55-vjeçare.

Advertisements

Lajmin e trishtë e ka dhënë deputeti i Kuvendit Xhelal Mziu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i Xhelal Mziut

Sot u nda nga jeta Islam Shukri Qoku, në moshën 55 vjeçare, një shokë, mik, bashkëpunëtor dhe një personalitet i jashtëzakonshëm!

Me profesion Inxhinier Ndertimi, ish zv/Kryetar i degës së PD Dibër, ish Drejtor i Qendrës Balneare (Llixha) Dibër, me shpirt demokrat dhe një qendrestar dhe i pakompromis me të keqen!

Një trashgimtar i familjes së Iljaz Pashë Qokut (Bashkëdrejtues i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit).

Kujtimi i tij do të mbetet i përjetshëm.

Ndaj sot dhimbjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjen Qoku dhe të afërmit e tij!

U prehtë në paqe shpirti i tij.

Loading...