Hoxh shtang me deklaratat e tij: Njerëzit më të urryer nga Allahu janë beqarët

Ditën e sotme një video deklaratë e një hoxhe nga Prizreni, Irfan Salihu është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta.
Gjatë fjalës së tij ai ka folur rreth të rinjve të pamartuar, duke thënë se njerëzit më të këqinj për Allahun janë beqarët. Nuk dihet nëse kjo deklaratë e tij është e vjetër apo është publikuar së fundmi por është shpërndarë shumë në rrjetet sociale.

”Njerëzit më të këqij të Allahut ka thënë Muhamedi, janë beqarët, njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët dhe të vdekurit më të këqij të Allahut janë beqarët. Edhe beqarkat. Jo, dua ta kryej shkollën, fakultetin, pastaj magjistraturën dhe kur e sheh 30 vjet i ka bërë. Kur me ba kjo fëmijë, kur me rujt shpi kur me eduku gjeneratë”, thotë imami mes tjerash.

Kjo nuk është hera e parë që hoxha në fjalë njihet për deklarata të tilla të cilat vazhdimisht kanë nxitur reagimin e opinionuit publik.

Loading...