Për mua s’ka jetë për momentin, për mua ka vetëm stërvitje, përgatitje. 3-4 muajt e fundit i kam kaluar larg familjes, njerzve të dashur, bashkëshortes time. Kjo vetëm e vetëm për t’u përgatitur,”-shprehet Florian Marku.
Me datë 25 shtator, në stadiumin e Tottenham-it në Londër boksieri Florian Marku do kërkojë titullin e parë në karrierë në kategorinë Ëelterëeight. 28-vjeçari shqiptar nga Lushnja, por që me origjinë është nga Kosova, do të përballet me ukrainasin Maxim Prodan, që në karrierën e tij numëron 20 ndeshje, 19 fitore dhe 1 barazim. Ndeshja që do të luhet para 70 mijë tifozëve vlen për titullin IBF.
“Maxim është një kundërhshtar goxha i fortë, ka 19 fitore dhe nuk njeh asnjë humbje. Plus ka mbajtur titullin IBF për 3 vite. Gjithsesi unë dëgjova një deklaratë të tij që tha se Floriani ka bërë gabim që e ka pranuar këtë ndeshje sepse unë jam shumë lart mbi nevilin e tij. Unë do t’i gregoj jo vetëm të gjithë shqiptarëve, por të gjithë botës se për mua Maxim ka për të qenë një ndeshje shumë e lehtë. Ai më ka nenvlerësuar sepse unë të ardhmen e kam nga kick-box. Do ua tregoj të gjithëve se çfarë niveli jam. Shyqyr zotit më ka ardhur ky shans dhe këni për të parë të shtunën me 25 shtator…,”-deklaron boksieri 28-vjeçar.
Në Londër është një komunitet i madh shqiptarët dhe për këtë arsye në stadiumin e Tottenhamit në Londër pritet një mbështetje e madhe për Markun.
“Me shqiptarët është çmenduria më shumë. Krenar që jam shqiptar sepse në çdo ndeshje më bëjnë edhe më të lumtur. Sidomos kur mora barazimin e kuoptova se sa shumë më duan shqiptarët. Më dhanë akoma edhe më shumë ndeshje. Për këtë ndeshje nuk e di se çfarë do bëhet në stadium, se sa bileta kanë blerë. Unë i kam thënë të gjithëve që dua flamurin kuqezi me vete, që stadiumi të marrë flakë. Jamë shumë i gëzuar, më kanë përkrahur kudo dhe prandaj jap shpirtin kur futem në ring,”-thotë Marku.
Florian Marku për ‘Report TV’ tregoi edhe suprizat që ka përgatitur për publikun shqiptar në momentin që do të ngjitet në ring.
“Në ditën e ndeshjes keni për të parë që do bëj një shou të bukur. Me një këngë shqiptare, me qeleshe, me një veshje të bukur tradicionale. Kjo sepse kam dëshirë që para miliona teleshikuesve ti tregoj botës se jam krenar që janë shqiptar dhe sa i bukur është flamuri jonë,”-u shpreh ai.
Ndeshja me ukrainasin për titullin e parë në karrierë për Markun vjen në një moment shumë special. Vetëm pas pak muajsh ai do të bëhet baba për herë të parë.
“Besoj është një motivim që të jap maksimumin dhe të lë diçka prapa. Kjo për familjen time, sepse ne të gjithë kemi vuajtur shumë. Nuk dua që fëmija im ta pësoj kështu. Dua që ai t’i ketë gjërat gati dhe ky është një motivim i madh për mua,”-tha Marku.
Në fund të intervistës Florian Marku deklaroi se ka në plan që shumë shpejt të organizojë ndeshje në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’, por edhe në Kosovë.