Studentja 21-vjeçare Eleni Topaloudi i kishte dërguar një mesazh shoqes së saj mbrëmjen kur supozohet se ka qenë në shtëpi me dy të rinjtë.
Atë mbrëmje, nga ora 22:11 deri në orën 23:42 komunikonte në celular me shoqen e saj të ngushtë. Sipas mesazhit të zbuluar nga mediat greke, Eleni i kishte thënë se ishte e qetë dhe se do të flinte, sepse ishte i lodhur nga takimi me një shokun e saj, shkruan TV Klan.
Megjithatë, në orën 01:07 kur ishte me Aleksandër Lucën dhe Manolis Koukouras, i dërgoi shoqes së saj një tjetër mesazh në internet, ku i kërkonte që ta telefononte pas një ore. Arsyeja nuk dihet, por hetuesit kanë dyshime se kjo mund të ketë qenë një justifikim që studentja ta përdorte për t’u larguar nga takimi me dy djemtë.