Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Thumanë-Fushë Krujë.
Një ‘BMW’ e drejtuar nga 22-vjeçari Andi Mirdita, me shpejtësi të lartë ka kryer një parakalim të gabuar.
Ai ka përplasur dy mjete të tjera, Benz-in e drejtuar nga 61-vjeçari Bashkim Qira dhe një Wolkswagen të drejtuar nga Kristina Allko.
Dy shoferët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë teksa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën, kurse shoferja tjetër është në vendngjarje.
Loading...