Vuçiç në konferencë të Jashtëzakonshme, premton ‘hakmarrje’ ndaj Albin Kurtit

Aleksandër Vuçiç ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi pas zhvillimeve të sotme kur Albin Kurti i ka treguar se Kosova është shtet, e nuk lejon jo më makinë, por edhe një mushkonjë me targë serbe në doganën e Kosovës.

E këtu Vuçiç është xhindosur, kuptohej edhe në konferencën për shtyp Vuçiç, e deklaron hapur se e dinte që do të kishte një vendim nga ana e Prishtinës, e që kishte aktivizuar të gjitha strukturat që ta ndalonte, por që s’ja arriti dot.

Ai në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp në Pallatin Serbia, ish-rezidencën e Jozif Broz Titos ka paralajmëruar hakmarrje ndaj Kurtit pa e specifikuar, gjithsesi ka sulmuar SHBA-në e NATO-n që sipas tij nuk kanë marrë masat e duhura. Ai akuzoi Prishtinën se kanë kërcënuar serbët e Kosovës pa dhënë asnjë argument.

Po nga ana tjetër premtoi se do të ndërhyjë ushtarakisht për të zgjidhur këtë situatë, edhe pse nuk e shpjegoi se si.

“Ne kishim marrëveshje, nga 2011 dhe 2016. Këto janë 4 marrëveshje për lirinë e lëvizjes. Thelbi është se këto janë të ashtuquajturat tabela të KS, të cilat e zgjatën vlefshmërinë nga 2011 në 2016 dhe më pas deri në vitin 2021. Obligimi themelor i Prishtinës ishte formimi i Asocacionit të Komunave Serbe”, tha Vuçiç.

Kishim një ambulancë që po transportonte një pacient dhe i kërkuan targat”, tha Vuçiç, që në fakt kishte të drejtë sepse ashtu ndodhi në kufi. Po ç’punë ka një pacient të transferohet, pa u bërë procedurat paraprake kufitare, që ndodhin në të gjithë botën. Por kjo është thjesht propagandë. E cila tregon se Kosova vertetoi është një shtet sovran. Vuçiç theksoi se ishte turp që ata po sillnin forca të armatosura kundër popullit të zakonshëm serb.

“Nëse vazhdon rrezikimi i pronës dhe jetës së serbëve në Kosmet, ne nuk do të pyesim KFOR, por nuk do të lejojmë një përsëritje si në 2004. Ne duam një kompromis dhe gjithmonë kemi diskutuar për këtë ”, tha Vuçiç

Loading...