“Në momentin e incidentit stacioni i autobusit ishte i mbushur plot me njerëz”, thanë dëshmitarët për mediat lokale, teksa e përshkruan skenën si “kaotike”.
Dhjetë vetë u dërguan në spital në gjendje të rëndë, me një grua që më vonë ndërroi jetë duke mos i mbijetuar plagëve të marra.
Policia beson se përplasja ishte e qëllimshme, me zëdhënësen Ramona Hörst, që ka deklaruar se se ishin “treguesit e parë të një tentative të mundshme vetëvrasjeje nga ana e burrit që drejtonte makinën”.
Shoferi mbijetoi dhe u nxor nga makina e tij e shkatërruar nga zjarrfikësit. Incidenti vjen pas një serie sulmesh në Europë, me agresorë të radikalizuar që përdorin automjete për të sulmuar civilët në Francë, Spanjë, Suedi dhe vende të tjera.
Gjermania pa sulmin më vdekjeprurës nga automjetet në dhjetor të vitit 2016. Dymbëdhjetë vetë humbën jetën dhe 56 të tjerë u plagosën kur një shtetas tunizian e kaloi kamionin e tij përmes një tregu të Krishtlindjeve në Berlinin qendror./Lajmi.net/